2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq paralajmëron “ndërrim të qasjes dhe doktrinës” ndaj Kosovës: Serbia jo më para aktit të kryer

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur para gazetarëve këtë të diele ka thënë se Beogradi “do të ndërrojë qasje dhe doktrinë” ndaj çështjeve me Kosovën, duke u “zotuar” se Serbia “nuk do të mund të vendoset më para aktit të kryer”.

Vuçiq akuzoi – pa specifikuar dikënd konkretisht – perëndimin për “mashtrim” të Serbisë në lidhje me eventualitetin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Nuk do të jetë e lehtë, të paktën për popullin serb në Kosovë. Si rezultat i ndryshimit të doktrinës dhe qasjes, ata nuk do të mund të na sjellin më para aktit të kryer. Ju mund të zbatoni gjithçka me forcë, por do të duhet ta thoni se po e zbatoni me dhunë. Do të duhet të pranojmë diçka që kryhet me dhunë, ndoshta po, por do të dihet se është bërë me dhunë”, tha presidenti i Serbisë.

Aleksandar Vuçiq tha se “qasja e Serbisë do të jetë ndjeshëm më ndryshe”, pa treguar më shumë hollësi.

Kur dikush të mashtron një herë, u ndodh njerëzve të mirë, kur të mashtrojnë për herë të dytë, do të thotë se i ke besuar fjalës së tij shumë ose ke dashur ta besosh, por nëse vazhdon, thuhet se çfarë budalla je, dhe ne jemi më të tillë budallenj që nuk kemi bërë”, tha Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img