-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Familja e 4-vjeçares në pritje të rezultateve të autopsisë, IML: Po bëhen analiza shtesë

Tek dera e shtëpisë vazhdon çdo ditë të pres një përgjigjeje për shkakun e vdekjes së të bijës 4-vjeçare.

Arjana Hajrës i kishte ndërruar jetë e bija në QKUK në shkurt të këtij viti e që atëherë shkakun e vdekjes së saj e ka të paqartë. Kjo ngase dhimbjeve të së ndjerës, i kishte paraprirë një rrahje nga familjarët që po ashtu ishin të mitur.

E që nga mbyllja e të pames, derën e as telefonin thotë se nuk ua ka hapur askush nga institucionet.

“Jo, tash na s’kemi marrë kurgjo hiç asnjë përgjigje. Po presim qato rezultate, qato analiza me dal dhe me marrë vesh prej çkafit ka vdek ajo. Qit përgjigje kam qef me m’ardh ma shpejtë se po du me dit a ka ndërru jetë prej infeksionit apo prej t’rrahmes”, tha Arjana Hajra, nëna e 4-vjeçares.

Dritë mbi rastin që ishte cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritej të hidhte raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi i 4-vjeçares për obduksion.

Por krahas këtij të fundit, IML po zhvillon edhe analiza shtesë.

“Lidhur me rastin, janë duke u bërë analiza plotësuese mikrobiologjike dhe histopatologjike të cilat kryhen në insitucionet tona. Këto analiza marrin kohë deri në derisa javë. Është rregull që të analizohen mostrat e gjakut në këtë rast për konfirmim të shkaktarit të infeksionit (sepsesës) si dhe dnryshimeve mikroskopike në organe për të kompletuar raportin”, tha Ditor Haliti, drejtor i IML-së.

E nga Prokuroria, nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth vazhdës së hetimeve.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast. Siç ju kemi njoftuar urdhëresa për autopsi është lëshuar nga ana e prokurorisë, dhe ende nuk e kemi pranuar raportin e autopsisë nga IML”, tha Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë në Gjakovë.

Katër vjeçarja kishte ndërruar jetë më 19 shkurt të këtij viti në QKUK ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një infeksion në gjak./Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img