-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja akuzon pushtetin se po vjedh miliona përmes kontratave njëburimore

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka akuzuar Qeverinë Kurti për numrin e lartë të kontratave njëburimore. Sipas LDK-së, dikastere të ndryshme kanë dhënë 780 kontrata të tilla në vlerë prej 209 milionë euro.

Me këtë rast, LDK-ja ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që t’i hetojë këto kontrata.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se vlera totale e këtyre kontrata kapin shifrën e 209 milionë euro.

“Në ministrinë e Ekonomisë kemi 151 kontrata në vlerë prej 124 milionë eurove. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, janë 33 kontrata njëburimore me kontraktim të drejtpërdrejtë në vlerë prej 25 milionë euro. Në Ministrinë e Infrastrukturës që përfshijnë edhe Ambientin dhe Planifikimin Hapësinor kemi 69 kontrata njëburimore në vlerë prej 10 milionë euro”, tha Mustafa në konferencën për media të shtunën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img