Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka reaguar pas skuadrës së tij i ra me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Guardiola thotë se përballjet me Real Madridin janë bërë traditë.
“Duket pak traditë, tre vjet radhazi të luajmë mbretërit e kompeticionit!”, u shpreh Guardiola.
“Shpresojmë që të arrijmë në një moment të mirë. Ndeshja e kthimit në shtëpi, është ajo që është…”.
Përndryshe, këto dy skuadra përballen për herë të tretë në fazën e eliminimit, me dy ekipet që kanë avancuar nga njëherë.