7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ankohet Ministrja: E zbatuam vendimin e padrejtë të Kushtetueses për shkak të anëtarësimit në KiE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një prononcim për media, ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016 për regjistrimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, ka qenë kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës.

Ajo ka thënë se sado që ai vendim i Kushtetutës ka qenë i padrejtë, duke e pasur parasysh rendësi që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm e kanë konsideruar që duhet të adresohet kjo çështje.

“Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, na është vendosur që Kosova ta zbatojë një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016. Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm tejet të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për vetë shtetin e Kosovës, kemi konsideruar që duhet të adresohet dhe kemi vazhduar tutje. Tani përpjekja jonë është për hapat e radhës te Komiteti, Asambleja dhe tek Ministrat”, ka thënë ajo./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img