7 vjet e 6 muaj burgim. Ky është konfirmimi për kohën që Shaban Gogaj do ta kalojë në burg si i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2018.
Verdikti është dhënë në Gjykatën Themelore të Pejës këtë të premte, pas rigjykimit të rastit, njofton Klan Kosova.
Gogaj është shpallur fajtor për vrasjen e Tetajt nga pakujdesia, ngjarje e cila kishte ndodhur në lokalin e familjes Gogaj.