Vetëm një ditë pasi u vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në gjuhën shqipe, ato janë dëmtuar.
Në disa foto të publikuara shihet se, është fshirë emri i vendbanimit në gjuhën shqipe.
Foto – Paparaci
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten bëri me dije se ka marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largohen të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.
“Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, thuhej në postimin e ministrit Aliu.
Për të njëjtën temë, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video.