7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: ShBA çdo gjë që ka bërë ka qenë në favor të Kosovës, shpresoj të dëgjohen shqetësimet tona

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, u pyet nga gazetarët rreth qasjes së ShBA-së ndaj Kosovës.

Escobar tha se çdo gjë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara e kanë bërë në favor të Kosovës.

“Çdo gjë që kemi bërë në këto vite kanë qenë në favor të Kosovës. Menjëherë pas Ohrit kemi mbështetur anëtarësimin tuaj në Këshill të Evropës, kemi mbështetur proceset demokratike, përfshirë edhe zgjedhjet në veri, kemi qëndruar përkrah jush edhe pas 24 shtatorit sulmit dhe ju ndihmuam të merrni “Javelins”. Më shpjego si kjo është e pabalancuar?”, tha Escobar para mediave.

“Ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë edhe brengat tona dhe besoj së nuk do të duhej të ishte e vështirë, sepse janë qytetarë të Kosovës”, tha ai pas takimit me kryeministrin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img