Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka bërë me dije se punimet do të fillojnë brenda ditësh.
Sipas tij, kjo do të mundësojë që qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni.
“Jemi në një process të transformimit të kryeqytetit dhe në ditët në vazhdim do të zbulojmë kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do ta ndryshojnë për të mirë Prishtinën tonë”, ka shkruar Rama.