2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nis vizitën zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nga Budapesti ka udhëtuar sot pasdite drejt Spanjës, ku do të pritet në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme, Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunimin i Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno.

Në fokus të vizitës do jenë çështje të tilla si: forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Spanjë; ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt BE; identifikimi i perspektivave ekonomike për forcimin e mundësive të tregtisë dhe investimeve etj, raporton TV Klan.

Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në forumin e biznesit Shqipëri – Spanjë, Për vitin 2023 Spanja renditet në vendin e 9-të të partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Tregu spanjoll është i 5-ti më i madhi në vlerë për eksportet shqiptare dhe furnizuesi i 13-të për Shqipërinë.

Këtë vit Shqipëria dhe Spanja festojnë 110 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img