12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

“Vendimi për dinarin katastrofal”, Escobar vjen sot në Prishtinë

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të qëndrojë në Kosovë për t’u takuar me krerët e vendit.

Temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë dhe çështja e dinarit.

Escobar, ka thënë se vizita e tij në Prishtinë do të jetë e fokusuar tek efektet dhe tek gjetja e një zgjidhjeje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ndalimin e dinarit dhe trasnfereve nga Serbia.

Ai ka thënë se pas kësaj do të udhëtojë në Vjenë dhe në Mal të Zi, dhe më pas do të kthehet në Uashington. Escobar ka thënë se pas kthimit në SHBA, shpreson që do të ketë një diskutim ‘in-person’ të QUINT-it në Uashington për të gjitha çështjet lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Do të udhëtojmë në Prishtinë dhe do të fokusohemi tek efektet dhe një zgjidhje e mundshme e vendimit të pakoordinuar për të ndaluar dinarin dhe transferet nga Serbia për qytetarët serbë që marrin pagesa sociale nga Serbia.

Në një konferencë për media dje para udhëtimit të tij në Prishtinë, ai ka folur për dinarin. Escobar ka thënë se SHBA i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai ka theksuar se SHBA s’po e konteston legjitimitetin e vendimit, por për mënyrën dhe shpejtësinë se si është implementuar.

Emisari amerikan ka thënë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal”

“Jemi duke dëgjuar shumë raportime për vështirësitë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë parasysh , t’i marrë këto shqetësime të komunitetit ndërkombëtar seriozisht. Ne s’po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por me shpejtësinë që po implementohet. Qeveria s’ka dhënë mënyrë alternative”, ka deklaruar ai.

“Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje, për këtë që ishte një vendim dizaster”, ka thënë Escobar.

Escobar do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.

Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq pas takimit do te ketë deklaratë për media, thuhet në njoftim.

Por, përveç udhëheqësve të institucioneve, Escobar do të takojë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe dy liderët tjerë opozitarë, siç mëson Gazeta Express. Megjithatë, formati i takimit ende s’dihet.

Pas Prishtinë do të udhëtojmë në Vjenë për takime me OSBE-në. Pastaj në Mal të Zi. Pas kësaj do të kthehem në Uashington, dhe shpresoj të kemi në Uashington javën tjetër, një diskutim in-person të QUINT-it për këto çështje,” , ka thënë Escobar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img