Dy vëllezër janë therur me thikë sonte në Durrës.
Sipas policisë, njëri prej tyre është 38-vjeçar dhe tjetri 35-vjeçar, derisa të dy janë jashtë rrezikut për jetë, shkuan TCh.
“Ngjarja ndodhi në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar. Një prej autorëve të dyshuar është 37-vjeçari me iniciale R.F., i cili është shpallur në kërkim. Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, që po punon për identifikimin e autorit tjetër dhe zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.