-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Gërvalla në NATO: Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon

Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla e ka nisur me takimin me Ndihmës- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, Ambasadorin Boris Ruge si dhe zv. Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacione në NATO, Burcu San.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme,  Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, duke u ndalur me theks të veçantë te bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in dhe me NALT-in në Kosovë.

“Duke marrë parasysh rolin që të dy drejtuesit dhe divizionet përkatëse e kanë në NATO, si shtylla me interes te veçantë, Ministrja Gërvalla theksoi edhe domosdoshmërinë e përparimit të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë”, thuhet në komunikatë.

Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë”.

“Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img