Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka raportuar se një ekip me organizatën e OKB-së ka arritur në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës.
Ai në një postim në “X” tha se ata kanë dorëzuar ushqime, 24 mijë e 50 litra karburant dhe furnizime mjekësore për 42 mijë pacientë.
“Spitali vazhdon të jetë minimalisht funksional, me një nevojë urgjente për punonjës të specializuar shëndetësorë”, tha Tedros.