Më 21 prill do të mbahet procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fushata për këtë proces fillon më 19 prill dhe përfundon në orën 07:00 më 21 prill.
Aktivitetet kryesore për organizimin e këtij procesi, i referohen afatit prej 44 ditësh. Në mesin e tyre është edhe certifikimi i Listës Votuese e cila do të bëhet jo më vonë se më 9 prill.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ ka miratuar buxhetin për organizimin e këtij votimi, e që është 233 mijë 204 euro.