-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një ditë para nisjes së Ramazanit, Kurti dhe myftiu Tërnava vizitojnë dy xhami të restauruara në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me myftiun Naim Tërnava dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë vizituar dy xhamitë e restauruara në Prishtinë, xhaminë “Pirinaz” dhe “Alaudin”.

Kurti tha se xhamia “Pirinaz” është vlerë e lartë historike dhe kulturore.

“Jemi këtu tek xhamia e restauruar “Pirinaz” në lagjen Dodona të Prishtinës bashkë me myftiun Naim Tërnava për të parë renovimin i cili ka rezultuar me një xhevahir në kryeqytet meqenëse është tejet i bukur, diku së paku 4 shekuj e gjysmë i moçëm dhe paraqet një pikë turistike edhe për njerëzit brenda vendit sidomos për ata që vijnë ta vizitojnë vendin tonë. Me këtë rast e falënderoj myftiun Naim Tërnava i cili na mirëpriti dhe na shoqëroi për të parë renovimin, për të parë punimet të cilat janë bërë me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe që e mahnit njeriun kur ta vizitojë brenda. Është vlerë e lartë historike dhe kulturore meqenëse mësuam se këtu medresenë e ka përfunduar hoxhë Kadri Prishtina, dhe në këtë mënyrë paraqet edhe rrëfim të rëndësishëm për historinë e kryeqytetit dhe të popullit tonë.

Poashtu, Naim Tërnava falënderoi Kurtin që në natën e madhe e vizitoi xhaminë “Pirinaz” dhe “Alaudin.

“Unë dëshiroj që të shfrytëzoj rastin që të falënderoj kryeministrin që në këtë natë të madhe, edhe pse është ditë e diel, ka nda kohë që të na vizitojë në xhamin “Pirinaz” pas një restaurimi që është kryer këtu nga drejtoria nga Ankaraja”

Ata kanë vizituar edhe xhaminë “Alaudin”.

Kryeministri Kurti ua uroi muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë.

https://m.facebook.com/birk2015/videos/794452685483098/?ref=embed_video

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img