-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Konflikti me Princ Lekën, reagon Elia Zaharia: Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve shqetësuese

Ditë më parë u bë virale një video në rrjetet sociale që tregon konfliktin mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

Fillimisht, Princ Leka pati deklaruar se ish-vjehrri i tij ishte i përfshirë në këtë sherr, derisa supozoi se e kishte goditur edhe me një mjet.

Në një video tjetër shihet Elia që e akuzon Princ Lekën se ka goditur babanë e saj, pamje këto që u komentuan gjithandej edhe nga figura e personalitete të famshme.

Pas kësaj, Zaharia ka reaguar me një postim në Facebook, me anë të të cilit falënderon të gjithë për mbështetjen.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Miq dhe dashamirës,

Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!

U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time!

Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot”. 

https://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D956793772474119%26id%3D100044305155604&display=popup&ref=embed_post&src=post

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img