Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas aksioneve të Speciales ndaj Sami Lushtakut, Sylejman Selimit e Hajredin Kuçit.
Çitaku në rrjete sociale ka shkruar se mungesa e provave të Speciales, ka bërë të ata të krijojnë drama në Kosovë.
Postimi i plotë:
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi tash e gati katër vite po mbahen peng në një proces absurd në Hagë.
Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror.
Mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës.
Të tilla ishin edhe këto skenaret e ditëve të fundit me Hajredin Kuqin, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin.
Keni me dështu. Nuk ju frikësohet askush. Sepse nuk kemi pse.
Dielli do të lindë përsëri.