-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Detaje nga vrasja në Gjermani: Boksieri Besar Nimani dyshohet se u qëllua me gjashtë plumba

Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra të shtunën mbrëma në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane dyshohet se Nimani u qëllua gjashtë herë.

Raportohet se në vendin e krimit u gjetën gjashtë gëzhoja nga policia.

Lidhur me rastin janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.

Nga komunikata e lëshuar për media, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrasse.

Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar, transmeton Klankosova.tv

Boksieri nga Kosova, raportohet se vdiq në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar, të cilët raportohet se kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një motor (skuter).

Klankosova.tv ka dërguar pyetje tek policia në Bielefeld, për të marrë informacione shtesë rreth rastit, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img