-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj e quan qeverisjen e Kurtit ‘anti-shtet’

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e vendit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkimi opozitar po shihet nga qytetarët si e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë, të cilën ai e quan ‘anti-shtet’.

“Bashkimi ynë opozitar, dita-ditës po shihet nga qytetarët si e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet.

Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithëmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira”, shkroi ai.

Kujtojmë që AAK-ja ka zyrtarizuar marrëveshjene e koalicionit me Nismën Socialdemokrate, si dhe me Listën Konservatore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img