-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia kap të burgosurin që iku nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ishte në arrati që nga nëntori

Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale në Qendra Korrektuese në Kosovë, ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgut. Kështu kishte vepruar edhe një i burgosur që po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

20-vjeçari i burgosur për dhunë në familje, mbrëmjen e 23 nëntorit ishte arratisur nga burgu dhe nuk dihej vendndodhja e tij.

Por pas veprimeve hetimore, gjatë ditës së djeshme është arritur që i riu të arrestohet dhe i i njëjti është intervistuar e më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia.

“Lidhur me rastin, me 08.03.2024 është arrestuar i arratisuri në datën e cekur. Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit“, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img