-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak javën e ardhshme në Serbi, do të flasë për procesin e shkarkimit të kryetarëve në Veri

Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd të premten e javës së ardhshme.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se Lajçak do ta vizitojë Serbinë më 15 mars, raporton RTK.

Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e shkarkimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img