-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti viziton Gjinekologjinë, thotë se s’do të ketë më dhoma me nga nëntë shtretër, por maksimalisht me dy

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë, ku pa nga afër renovimet që po bëhen në këtë klinikë.

Kurti tha se u gëzua kur mori vesh që nuk do të ketë më dhoma me nga gjashtë deri në nëntë shtretër, por sipas tij, dhomat do të jenë me maksimalisht dy shtretër.

“Janë lajm i mirë edhe këto 3 shërbime të reja pra, Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, si dhe Mjekësia Fetale dhe Amniocenteza të cilat pa dyshim që do ta rrisin edhe reitingun e QKUK-së, në përgjithësi e në veçanti Klinikës Gjinekologjike”.

“Por, në të njëjtën kohë, paralelisht siç e dimë edhe ne nga politika do të rriten pritjet e pacientëve, pra pacientët kur iu tregoni se jepni më shumë shërbime dhe e keni ngritur cilësinë e shërbimeve, automatikisht ngriten edhe pritjet e tyre, kështu që duhet që bashkërisht atyre pritjeve t’iu dalim zot sa më mbarë e mirë, dhe me lehtësi e me shpejtësi”, tha ai.

Më tej, Kurti i falënderoi mjekët për kontributin, përkushtimin, punën e angazhimin, që sipas tij, e bëjnë për ditë e për çdo orë “por mbase për çdo minutë e për çdo sekondë, sepse këtu lind jeta edhe momentet fare të shkurta bëhen vendimtare”.

“Prandaj, jeni heronj të heshtur, të gjallë të punës të cilët kurrë nuk do të mund ta marrin mirënjohjen e merituar publike, por le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img