Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, përmend se qëndrojnë të përkushtuar për të fuqizuar dhe përforcuar zërin e grave dhe vajzave në të gjithë diversitetin e tyre.
“Sot, ne festojmë vendosmërinë, lidershipin, kontributin dhe arritjet e jashtëzakonshme drejt shoqërive më paqësore dhe demokratike të grave dhe vajzave në Kosovë dhe në mbarë botën”, thotë kjo ambasadë.
“Ne vazhdojmë të kërkojmë që të respektohen të drejtat e tyre njerëzore”.