-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përmbushet 20 përqindëshi i kërkuar për largimin e kryetarëve në katër komunat e veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur i ka verifikuar listat e nënshkrimeve të peticionit për largimin e kryetarëve në katër komunat në veri të vendit.

Sipas KQZ-së, nga listat e pranuara rezulton se në të katër komunat është përmbushur 20 për qindëshi i kërkuar në peticion për të nisur procedurat e largimit të kryetarëve.

Në komunën e Leposaviqit, lista e nënshkruesve përmban 3 mijë e 30 nënshkrime, ndërsa pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve, rezulton se 2 mijë e 905 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote.

“Pra, numri i votuesve për komunën e Leposaviqit është 13 mijë e 441 votues, ku 20 për qind e votuesve për këtë komunë i bie të jetë 2 mijë e 689 votues. Andaj, këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve për këtë komunë”, u tha në mbledhjen e KQZ-së.

Në komunën e Zubin Potokut, lista nënshkruese e peticionit përmban 1 mijë e 567 nënshkrime, ku pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve rezulton se 1 mijë e 380 nënshkrues janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote.

“Numri i votuesve është 6 mijë e 732 votues, ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie që të jetë 1 mijë e 347 votues, andaj, këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuar për peticion”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

20 për qindëshin e kërkuar në peticion e ka përmbushur edhe komuna e Zveçanit, ku peticionin e kanë nënshkruar 1 mijë e 834 njerëz.

Pas krahasimit me listën e votuesve, ka rezultuar se 1 mijë e 714 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në komunën e Zveçanit.

“Numri i votuesve për komunën e Zveçanit është 7 mijë e 52 votues, ku 20 për qind e votuesve i bie të jetë 1 mijë e 411 votues. Andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuar për peticion”, tha tutje ai.

Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, janë mbledhur 3 mijë e 148 nënshkrime në listën e peticionit, ku pas krahasimit me listën votuese ka rezultuar se 3 mijë e 563 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut.

“Numri i votuesve është 18 mijë e 199 votues, ku 20 për qind e votuesve për komunë i bie të jetë 3 mijë e 640, andaj këto nënshkrime përbëjnë 20 për qind të votuesve të kërkuar në peticion”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img