2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Ditën e Gruas: Demokratë po, por edhe feministë gjithsesi – bashkë për barazi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar gratë për 8 Marsin, gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, me slloganin  “Bashkë për Barazi”.

Ai tha se politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë ngado sot.

“Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë, politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë ngado sot. Ato e kanë fituar luftën politike sepse tashmë ska dyshime me se këto dyja mund të ecin vetëm bashkë, ky është edhe shteti për të cilin punojmë për çdo ditë. Demokratë po por edhe feministë gjithsesi. Këtë e dëshmojmë edhe ne me politikat tona dhe me gatishmërinë që t’i pasurojmë përditë ato. Kemi thënë edhe më parë dhe po e tregojmë çdo ditë, në secilin dikaster kemi ndërmarr masën e përmirësimit dhe lehtësimin e jetës dhe përvojave të vajzave dhe grave. Me shtesat, me bursat, me grantet, me vaksinat, me xhirollogaritë, me masat për punësim, me dënime për dhunuesit, me inkurajime për gratë, jemi duke ecur krahas kërkesave të kohës dhe të vetë atyre”, u shpreh Kurti.

“Qeverisja është shërbim demokratik para se gjithash e mbi të gjitha për ato dhe ata të cilat i kanë nevojat më të mëdha dhe të drejtat më të shkelura. Në qeverisim me parime social-demokrate dhe ashtu siç kemi premtuar qasja jonë ka qenë e tillë edhe në respekt me politikat tona në mbështetjen e qytetarëve të Republikës”, tha kryeministri

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img