4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Gjatë luftës ka pasur propagandë ndaj UÇK-së, quheshim dorë e zgjatur e Serbisë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradnaj, duke folur për UÇK-në në periudhën e luftës, tha se ka qenë një propagandë jo e mirë e kohës, duke theksuar: “duhet të jemi realistë se na kanë etiketuar si ‘dorë e zgjatur, ata janë joshqiptarë, i ka dërguar Millosheviqi veç me i shti shqiptarët në luftë’ dhe se ka pasur dilema ose huti në opinionin publik.

Duke diskutuar rreth vrasjes së familjes Jashari, ai sqaroi se në atë kohë ka qenë e kufizuar mundësia fizikë për t’i dalë në ndihmë viktimave.

“Kur ka ndodhur rasti i 26,27,28 nëntorit 1997 në Llaushë, mundësia për me shku në mënyrë fizike ka qenë shumë e vogël, pra unë i kam bërë gati pothuajse 40 orë për të mbërritur deri në Llaushë. Shumicën e kohës e kemi bërë me makinë, por kemi pas edhe ecje, p.sh. prej GLlogjanit deri në Jabllanicë është diku 30 kilometra në këmbë e me armë…, pra mundësia në kohë për me mbërri e me iu gjind një bashkëluftëtari që ishte sulmuar ka qenë shumë e vogël. Kjo i jepte një mundësi kundërshtarit qe ta ekzekutonte një familje të tërë deri sa ke mbërritur ti”, deklaroi Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se më pas është diskutuar në shtëpinë e Sulejman Selimit për këtë temë, ku është folur që nga atëherë e tutje kudo që ka celula të UÇK-së, me u përgjigj me zjarr në pozicionet aty ku janë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img