2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia e arreston 21 vjeçarin që u raportua para katër ditëve për vjedhje, ia gjen edhe provën kryesore; portofolin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të moshës 21 vjeçare i cili ishte raportuar para katër ditëve për vjedhje.

Sipas Policisë të njejtin i është gjetur portofoli si dhe prova të tjera.

E plotë:

Me datën 03.03.2024, në ora 19:24, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacionin për një rast “vjedhje e rëndë” në rrugën e “ Jonit “ në Prizren.

Rastit i është përgjigjur ekipi i patrullës të cilët në vendin e ngjarjes kontaktojnë me viktimën, ajo ka deklaruar se i është vjedhur portofoli i saj bashkë me dokumentet personale si dhe para të gatshme në vlerë prej 1150 Euro.

Nga hetuesit e stacionit janë ndërmarr veprime taktike-operative në terren dhe është identifikuar tanimë i dyshuari ( E.B. 21 vjeç ) nga Prizreni, i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Gjithashtu për rastin është arritur që të gjendet prova kryesore si portofoli dhe disa prova tjera.

Pas përfundimit të proceduarve të para hetimore prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për të dyshuarin me kohëzgjatje prej 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img