Suedia u bë anëtarja e 32-të e NATO-s pasi kryeministri Ulf Kristersson të enjten i dorëzoi zyrtarisht dokumentet e anëtarësimit Departamentit të Shtetit të SHBA-së, shkruan CNN.
“Me marrjen e këtij instrumenti të pranimit, më lejoni të jem i pari që do të mirëpres Suedinë si palë në Traktatin e Uashingtonit dhe anëtarin e 32-të të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut”, tha të enjten Sekretari i Shtetit Antony Blinken së bashku me kryeministrin suedez.
Dokumentet vendosen në një kasafortë në Departamentin e Shtetit, i cili shërben si depozitar i traktatit për NATO-n.