7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Armend Mehaj nderohet me “Medaljen për Shërbim të Shquar”

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri aktual, Ejup Maqedonci.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se ndjehet i nderuar që në përvjetorin e ditëve më të lavdishme të historisë kombëtare, “Epopesë së UÇK-së”, të pranojë “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri i Mbrojtjes Maqedonci.

 “Kjo medalje, më bën të kujtoj me krenari, zbarkimin e parë historik, në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të ushtarëve të FSK-së, përkrah Ushtrisë Amerikane. Bashkëzbarkimin e parë përkrah ushtrisë Britanike, ndihmën për Turqinë me rastin e termetit. Krijimin me ligje forcave speciale te FSK-së, futjen e edukatës së sigurisë për rininë tonë. Rritjen e jashtëzakonshme të buxhetit të FSK-së deri ne 2% të GDP-së, avancimin e politikave të mbrojtjes si dhe kornizës ligjore për mbrojtje dhe siguri, blerjet ushtarake ,marrëveshjet shtet me shtet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes, përmes fuqizimit të aleancave dhe partneritetit me shtetet e NATO-s”, ka thënë Mehaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img