Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar katër rregullore zgjedhore.
Rregullorja e parë është për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.
E dyta është për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje.
KQZ miratoi edhe rregulloren zgjedhore për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës votuese dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.
Më pas, KQZ ka vazhduar mbledhjen pa media.