-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorët teknik në greva, studentët e UP-së pastrojnë ambientet e fakulteteve, reagon kryetari Azemi

Punëtorët teknik dhe sigurimi fizik në Universitetin e Prishtinës janë në grevë, ku kërkojnë rritje të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se disa studentë po pastrojnë ambietet e fakulteteve të UP-së.

Kryetari ka thënë se presin përkrahje nga studentët jo thyerje të grevës.

“Kur disa studentë mundohen ti zëvendësojnë grevistët e UP duke bër pastrimin e disa koridoreve , ne i inkurajojmë që kte ta bëni deri në pafundësi po sju japin as ju ma shumë se 300 eu ,ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës , me kto veprime nuk mund ta friksoni askend me përjashtim të atyre që ju fusin në ktë lojë, ka shkruar Azemi.

Ndërkaq, javën e kaluar greva e punëtorëve teknikë të Qendrës së Studentëve ka përfunduar në bazë të vendimit për rritje të pages. /Prishtinapress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img