-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bayern Munich dhe PSG nuk gabojnë, dy klubet e mëdha fitojnë dhe “prejnë” biletën për në çerekfinale

Bayern Munich ka arritur të triumfojë në shtëpi ndaj Lazios me shifrat 3-0, duke përmbysur kështu rezultatin e ndeshjes së parë të cilën e kishin fituar italianët me rezultatin 1-0.

Në pjesën e parë,  Bayern shënoi dy herë. Fillimisht ishte Harry Kane në minutën e 38’, ndërsa në minutën e 47’ të shtesës ishte Muller.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza. Në minutën e 66’, ishte përsëri Harry Kane i cili i vuri kapakun përmbysjes së rezultatit të përgjithshëm, duke shënuar golin e tretë. Kështu, Bayern Munich vazhdon rrugëtimin në Champions League duke u kualifikuar për në çerekfinale.

Nga ana tjetër, as PSG nuk ka gabuar përballë Real Sociedad në Spanjë. Francezët fituan me rezultatin 1-2, ndërsa ai i përgjithshmi ishte 4-1. Mbappe ishte autori i dy golave, ku të parin e shënoi në minutën e 15’, ndërsa të dytin në minutën e 56’. Francezët janë çerekfinalistët e dytë në Champions League

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img