-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I moshuari nga Ferizaj humb jetën tragjikisht, dyshohet se ra në lumin Morava

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të pikës së kalimit kufitar Dheu i Bardhë, ku një person dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Morava, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është një 69-vjeçar nga komuna e Ferizajt.

Sipas Hashanit, i ndjeri ishte nisur bashkë me djalin dhe vajzën e tij me veturë në drejtim të pikës kufitare Dheu i Bardhë, por në afërsi të parkingut kishte shkuar te lumi dhe aty dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit  dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, tha ai.

Hashani njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img