9.2 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria e fton Mehmetajn për nxitje të përçarjes: Vetëvendosja kriminale po më akuzon

Gazetari Lirim Mehemetaj ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Prokurori për veprën “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas tij, partia në pushtet është vet kriminale e po e akuzon atë.

Mehemtaj ka sqaruar se rastësisht e ka parë thirrjen për të. Ai ka aluduar se atij ishte duke iu përgatitur një arrestim nga pushteti.

“Pushteti kriminalo-banditesk i Albin Kurtit që e pengon prokurorinë me hap rast për Martin Berishajn e ndërhynë për fajdexhi qysh është rasti i vëllait të zëvendës-ministrit të drejtësisë, e nuk e dënon Glauk Konjufcën përkundër se e pranon fajësinë, paska vendos të më përndjek mua.

Fatmirësisht, rastësisht mora vesh që është hap ky rast edhe shkova vetë me marrë në Postë thirrjen, se askush s’ma ka sjellë në shtëpi e as nuk ma kishin sjellë derisa do të kalonte afati i paraqitjes.

Me siguri për të krijuar ndonjë tip drame të arrestimit.” – ka shkruar Mehemtaj.

Mehmetaj kishte debatuar ashpër me deputetin e LVV-së Dimal Basha, nga ku vet Basha kishte paralajmëruar padi ndaj Mehmetajt.

E plotë:

Vetëvendosja kriminale po më akuzon për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Pushteti kriminalo-banditesk i Albin Kurtit që e pengon prokurorinë me hap rast për Martin Berishajn e ndërhynë për fajdexhi qysh është rasti i vëllait të zëvendës-ministrit të drejtësisë, e nuk e dënon Glauk Konjufcën përkundër se e pranon fajësinë, paska vendos të më përndjek mua.

Fatmirësisht, rastësisht mora vesh që është hap ky rast edhe shkova vetë me marrë në Postë thirrjen, se askush s’ma ka sjellë në shtëpi e as nuk ma kishin sjellë derisa do të kalonte afati i paraqitjes.

Me siguri për të krijuar ndonjë tip drame të arrestimit.

Qeveria e Vetëvendosjes që s’lë kë pa e akuzuar në bazat më të ndyta, e direktuar nga njerëz si Dejona Mihaili, pasi kanë provuar krejt çka është e mundur për të gjetur diçka për mua, e normalisht s’kanë gjetur gjë, po provojnë nëpërmjet rrugëve institucionale me bo përndjekje politike.

Në rregull është, politikisht u përgjigjem edhe unë, veç kush është ai prokuror a prokurore që i anashkalon gjithë sulmet, kërcënimet, fryrjet, ofendimet, shantazhet, manipulimet, keqtrajtimet, abuzimet, shpifjet, përgojimet që i bënë Lëvizja Vetëvendosje, edhe vendos të merret më mua në këtë formë.

O të mjerë, o jugosllavë të pashërueshëm, ju mbase mendoni që e keni rikthyer ish-sistemin edhe i terrorizoni njerëzit me thirrje të tilla, po jo. Gabim e keni.

Ju që keni hedh bomba në shtëpi të njerëzve e keni sulmuar institucione me granata, ju që i kallni institucionet si IML për të manipuluar me prova, ju që s’keni lënë kënd pa e etiketu, ofendu e sha, ju njëmend po besoni që çanë trapin kush për ju a?

Kemi kalu ne më shumë se ju. E kemi thyer frikën moti.

Këto janë përpjekje të kota që veç e shtojnë motivimin me dëshmu kriminalitetin tuaj bre dezertorë.

PS.

Edhe ti hajni i vogël i AKI-së, e di krejt çka je t’u bo, more picirruk.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img