Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia Gjilan, në bashkëpunim me DHTN Prishtinë dhe njësitin K9 njofton se pas hetimeve afatëgjata të zhvilluara ndaj një të dyshuari, sot kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhërkontrollë.
Policia njofton se është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të “të dyshuarit A.B (1977), nën dyshimin se i njejti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së”.
Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, policia informon se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,
Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,
Dy (02) Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,
Një (01)Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,
Një (01) sëpate e vogël,
Gjashtë (06) thika,
Një (01) Elektroshok,
Një (01) Pako e cigareve me hapa,
Dy (02) peshore,
Katër (04)telefona celular,
Dy (02) folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,
Një (01) fishek të kalibrit 8.57,
Një dozë kokainë e gatshme për shitje,
Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),
Shiringë,
Tableta,
Enë për tymosje te narkotikut,
Fishekë me gas,
Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve.
“I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin kujdestar në Gjilan, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.