9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani: Kryengritësi ynë Adem Jashari u shndërrua në gardian të përhershëm të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani sot ka nderuar sakrificën e heroit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Osmani tha se rezistenca e Jasharëve i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

“Ai dhe gjithë familja e tij refuzuan të përkulen ndaj luftuan për dinjitetin dhe lirinë gjithë Kosovës. Kryengritësi ynë Adem Jashari ra në altarin e lirisë bashkërisht me anëtarët e familjes së tij duke u shndërrruar kështu në gardianë të përhershëm të Kosovës, në gardianë të përhershëm të lirisë sonë të larë me gjak. Ata e udhëhoqën betejën për liri, prandaj për stoicizmin, përkushtimin dhe heroizmin e dëshmuar, ne u detyrohemi komandantit legjendar me familje dhe secilit luftëtar dhe secilit veteran e invalid të luftës me mirënjohje të përhershme. Heronjtë janë udhërrëfyes të rrugëtimit të shtetit tonë, prandaj do ta nderojmë kujtimin për ta duke ruajtur e kultivuar vlerat për të cilat ata luftuan dhe ranë.

Osmani tha se rrugëtimi ka qenë i mundimshëm dhe rruga përplot sfida, por përkundër kësaj “kemi dalë fitimtarë falë sakrificës së luftëtarëve tonë”.

“Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet. Ajo ishte epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë sonë me të cilën me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme u dëshmua se liria nuk ka çmim”.

Osmani shtoi se shteti i Kosovës qëndron mbi supet e heronjve tanë./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img