Dy lokacione në Lagjen e Muhaxherëve u bllokuan mbrëmjen e së martës pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të familjes së Sali Sekiraqës.
Rrugët u bllokuan për kalimin e banorëve. Ndër ta ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci e cila kishte një konfrontim me policinë për parkimin e veturës.
Duke i parë shiritat dhe gjendjen e vendin, ministrja parkoi veturën krejt afër vendit të ngjarjes. Për këtë u çartua nga polici i cili i kërkoi ta largonte veturën.