Inter ka arritur të triumfojë në shtëpi kundër Genoa me shifrat 2-1.
I pari që shënoi ishtë mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani. Në minutën e 30′, zikaltërit ndërtojnë një aksion fantastik dhe Asllani e finalizon në mënyrë perfekte.
Pak minuta më vonë, ishte Alexis Sanchez i cili shënoi golin e dytë për Interin nga penalltia.
Në pjesën e dytë, Genoa arriti të ngushtonte shifrat me anë të Vasquez, por miqtë ishin të pafuqishëm për të ndalur zikaltërit.
Me këtë fitore, Inter blindon vendin e parë me 15 pikë diferencë mga vendi i dytë.