-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Theu derën e shkollës, 15-vjeçari nga Shtimja shoqërohet në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 15-vjeçar dyshohet se në muajin shkurt ka thyer derën e hyrjes në shkollën “Lasgush Poradeci” në Vojnovc të Shtimes.

Sot, i njëjti është shoqëruar në stacionin policor.

Policia thotë se rasti është cilësuar si “dëmtim prone”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 19.02.2024, rreth orës 18:05, policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informatë se në fshatin Vojnovc të Shtimes është një rast i dëmtimit të pronës, ku ishte thyer dera e hyrjes në shkollën “Lasgush Poradeci”.

Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit kujdestar i kishin nisur hetimet dhe pas një pune intensive hetimore kanë arritur që tē identifikojnë një person i moshës 15 vjeçar, të cilin me datën 04.03.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

Në prani të prindit të tij dhe avokatit  mbrojtës me detyrë zyrtare është  intervistuar nga hetuesit policor, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img