-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier e këshillon Kurtin që t’i drejtohet sa më parë Kushtetueses për draftin e Asociacionit

Ndihma nuk vjen falas, dinari është çështje për dialog, Qeveria ta miratojë draft-statutin e Asociacionit, veprimet e qeverisë kanë ndikuar të cenohen raportet, s’ka nevojë për konferencë ndërkombëtare, janë mesazhet e Jeffrey Hovenier, për qytetarët e Kosovës.

Këto komente, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i bëri në një bashkëbisedim me gazetarët në Prishtinë, më 29 shkurt, ku foli gjerë e gjatë në lidhje me atë se si shteti që ai përfaqëson qëndron me çështjet e ndjeshme në të cilat është duke kaluar aktualisht vendi.

Hovenier, kohëve të fundit, ka shpeshtuar daljet dhe deklaratat e tij publike, dhe krejt kjo pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për ndalimin e dinarit serb për pagesa në territorin e Kosovës, i cili, siç kanë thënë ShBA-të, u mor pa u koordinuar me ta, dhe se i njëjti ka cenuar raportet mes dy shteteve respektive.

Në këtë bashkëbisedim me gazetarët, Hovenier ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – i pranuar në parim nga Kosova – ai ka theksuar se është i “habitur” se si disa persona e komentojnë kushtetutshmërinë e tij duke mos qenë ekspertë të kësaj fushe.

Pra, Gjykata Kushtetuese mund të marrë vendimin nëse është në përputhje me Kushtetutën apo jo, unë kam mbetur i habitur nga numri i njerëzve që kanë mendime për këtë që nuk janë studiues apo ekspertë kushtetues”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan e këshilluar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë draft-statut.

“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”, shtoi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img