-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tre boksierë nga Kosova sot nisin garën për kualifikimet në Lojërat Olimpike Paris 2024

Tre boksierët nga Kosova, Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Bashkim e Shpetim Bajoku, ndodhen në Arsizio të Italisë, ku nga sot e deri më 11 mars do të mbahet turneu i parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierët tanë do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovës.

Federata e Boksit e Kosovës përmes një postimi ka theksuar se për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kilogramë, i duhet të përfundojë në njërën nga tri pozitat e para, që nënkupton se edhe arritja në gjysmëfinale nuk siguron kualifikimin, pasi duhet zhvilluar lufta për vendin e tretë.

Ndërkaq, kjo federatë njoftoi se për dallim nga Sadiku, Bajokëve iu mjafton kualifikimi në gjysmëfinale për të siguruar biletën për Paris.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img