-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia kroate kap një ushtar duke transportuar një kosovar që ka bërë hyrje ilegale

Policia e Kroacisë ka kapur një pjesëtar të forcave të tyre të armatosura, duke e bartur një qytetar nga Kosova që ka hyrë ilegalisht në Kroaci.

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka konfirmuar se ushtari 30-vjeçar është ndaluar në një pushimore në autostradën A1 në Dusina. Sipas tyre bëhet fjalë për një person ushtarakisht aktiv, derisa thuhet se do të pasojnë procedura disiplinore, kjo në kuadër të Forcave të Armatosura, raporton Nacional.hr, transmeton Klankosova.tv.

Nga raportimet, ushtari kroat nuk ishte duke e kontrabanduar kosovarin, por vetëm që e ka transportuar atë në një pikë të caktuar. Ai akuzohet sipas nenit 53 të Ligjit për të Huaj, që thotë se “është e ndaluar që të asistohen qytetarë të një vendi të tretë për kalim ilegal, transit, apo edhe qëndrim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img