-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Emisari britanik: Marrëveshja e Belfastit një mësim i mirë për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, u bënë negociata e koncesione

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për “tanjug” ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Peach ka thënë se Britania e Madhe e përkrah dialogun dhe se procesi duhet të shkojë drejt krijimit të një ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

I pyetur se si duhet të duket procesi i dialogut, Peach ka thënë se shembull i mirë për këtë është Marrëveshja e Belfastit apo që njihet ndryshe si “Marrëveshja e të Premtes së Mirë”, marrëveshje që mundësoi paqen në Irlandë të Veriut para 25 vitesh.

Peach ka thënë se kjo marrëveshje është një mësim i mirë për pajtim, pasi palët kishin bërë lëshime dhe negociata.

“Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img