Shtetetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur me lëshimin e ndihmave humanitare nga ajri në Gaza.
Kjo është konfirmuar nga dy zyrtarë amerikanë, raporton CNN. Ka qenë presidenti Joe Biden i cili të premten ka njoftuar se Amerika do të nisë shumë shpejtë me lëshimet duke thënë se “Lëshimi i ndihmave në Gaza nuk është aspak i mjaftueshëm”.
Tre US C-130s kanë bërë furnizime nga ajri me ndihma mbi Gaza këtë të shtunë, sipas zyrtarëve. Ka qenë një total prej 66 pakosh të hedhura – 22 nga secili aeroplan. Këto pako përmbanin ushqim për popullatën në Gaza, derisa nuk ka pasur furnizime medicinale apo ujë.