-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

SHBA e BE në mbështetje të Prokurorisë: Kritikat nga pushteti të mos ndikojnë në punën tuaj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka inkurajuar ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin, që të punojë për të krijuar kulturë të profesionalizmit nëpër çdo zyrë.

Në konferencën vjetore të Prokurorit të Shtetit, Kelmendi ka theksuar se vitin e kaluar Kosova ka shënuar një sërë rezultatesh në drejtësi.

Ndërkaq, ambasadori amerikan është shprehur se kritikat ndaj punës së prokurorit janë të pritshme.

“Jam impresionuar me atë që kam parë me vendosmërinë tuaj dhe punën tuaj. Keni treguar përkushtim të madh. E di se puna e një prokurori nuk është e lehtë. Edhe pse mund të shiheni si figura të fuqishme është e pritshme që të kritikoheni me punën tuaj. Jam i bindur se është frustruese e ofenduese që të merrni kritika nga qytetarët e udhëheqësit e vendit. Dëshiroj të theksoj se durimi i këtyre kritikave që të mos ju pengojnë për të kryer punën tuaj është i rëndësishëm, duhet ta kryeni punën tuaj me profesionalizëm dhe pa ndikim”, ka thënë Hovenier.

Në anën tjetër, shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, teksa ka garantuar mbështetjen e BE-së ndaj Prokurorisë, ka thënë se kritikat e pushtetit duhet të ndalohen.

“Kohëve të fundit fatkeqësisht kam vënë re deklarata nga pushteti duke kritikuar punën tuaj. Kam reaguar në këtë, kjo duhet të ndalohet. Dua ta përmend çështjen e kryeprokurorit te shtetit, kjo zgjidhje e përkohshme nuk duhet të zgjatet sepse ka ndikim negativ”, ka theksuar Szunyog.

Ndryshe, Kelmendi, ka thënë se viti 2023 ishte me sfida. Ai bëri me dije se ky institucion i drejtësisë ka pranuar 52 mijë e 93 raste, ndërsa janë përfunduar 41 mijë e 973.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img