Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ditën e djeshme ishte në Turqi me rastin e Forumit të Diplomacisë në Antali, është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Osmani u shpreh se gjatë takimit të tyre ata diskutuan për zhvillimet e fundit dhe për procesin e dialogut.
“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në X.
Mbi këtë takim njoftoi mbrëmë edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka thënë se me Osmanin kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.
“Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.