4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shpërthimi në Lushnje/ Deputeti Çela, dhe një i plagosur mbërrijnë në spitalin e Traumës në Tiranë

Deputeti socialist Bujar Çela, i cili është në mesin e të plagosurve nga shpërthimi në Lushnje, ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pritet që ai t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje, nëse kjo cilësohet si e nevojshme, dhe të gjitha ekzaminimeve mjekësore, raporton Tvklan.al.

Në të njëjtën kohë me deputetin te spitali i Traumës ka ardhur edhe autoambulanca me një tjetër të plagosur.

Më herët u raportua lajmi për vdekjen e 24 vjeçarit Elidon Hoxha, djali i Roland Hoxhës i cili ndërroi jetë që në momentet e para të shpërthimit masiv.

Një depozitë shpërtheu në flakë në orën 16:05 pasi vinçi ku ndodheshin babë e bir preku linjën e tensionit të lartë, në kantierin ku po ndërtohej një objekt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img