Për një kohë të gjatë është aluduar se “komisarja” e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Dejona Mihali, qëndron prapa fjalimeve e deklarimeve publike të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes. Një gjë e tillë u konfirmua sot pas publikimit të mesazheve mes Mihalit dhe deputetes Adriana Matoshi.
Analisti Imer Mushkolaj i quajti këto mesazhe si sulm të orkestruar nga LVV dhe politikë e kësaj partie karshi mediave dhe gazetarëve që mendojnë ndryshe prej tyre, raporton Sinjali.
Mushkolaj tha se këto mesazhe tregojnë funksionimin e deputetëve të Vetëvendosjes ndaj Dejona Mihalit.