-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Themelorja reagon për fjalor fyes ndaj gjyqtares në rastin e Konjufcës, thotë se vendimi s’është përfundimtar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka reaguar në lidhje me reagimet dhe fjalorin fyes ndaj gjykatës dhe gjyqtares Edita Çanta në lidhje me shpalljen e aktgjykimit të 26 shkurtit, ku i akuzuar ishte tash kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Në reagim thuhet se gjykata konsideron se këto publikime cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit, pavarësinë e tyre dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor, dhe sipas tyre, si të tilla ndikojnë negativisht në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve.

“Gjykata Themelore Prishtinë, fton opinionin publik që të përmbahen në komentimin e vendimeve gjyqësore pasi që gjykata vendimet i merr në bazë të provave të administruara në shqyrtim gjyqësor dhe si të tilla vendimet e gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfundimtare, mund të vlerësohen nga gjykata e shkallëve më të larta sipas mjeteve të goditjes”, thuhet në reagim.

Më 26 shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim që të shpallë të pafajshëm kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohej se në vitin 2015 pati hedhur gaz lotsjellës në kuvend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img